Në emisionin Zona B në Klan Kosova i ftuar i Baton Haxhiut është nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu.
Me Sejdiun po diskutohet lidhje me bllokadën në Kuvendin Komunal të Prishitinës, buxhetin e vitit 2016, daljen nga kriza dhe qeverisjen nën mandatin e Shpend Ahmetit në Prishtinë.
Nënkryetari i Prishtinës deklaroi se logjika e PDK-së dhe LDK-së është të mos ketë rend dhe rregull në Prishtinë.
“Lirak Çelaj dhe Sami Hamiti ka 6 muaj që thonë se planet rregulluese nëse vijnë nga një plan tjetër e jo nga drejtoria e urbanizmit ne do t’i votojmë, një pozicion koti.”
“Logjika e tyre është të mos ketë rend dhe rregull në Prishtinë.”
“Kur ka rend dhe rregull bizneset janë të barabarta dhe këta janë mësuar me punu në baza individuale.”