Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka shkruar një status në Facebook në lidhje me aksionin e së premtes në Serbi ku u arrestuan 79 persona – zyrtarë të lartë, biznesmenë si dhe ish ministra.
Sejdiu, është shprehur se vetëm për komunën e Prishtinës ata kanë dërguar dhjetëra dosje në prokurori, por asgjë nuk është ndërmarr sepse sipas tij fajtorët janë në krye të qeverisë.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Sejdiut:
“Po e shoh qe shume po flitet per mbi 70 arrestimet ne lidhje me krimin e organizuar dhe korrupcionin ne Serbi.
Sa per ilustrim nga Janari i vitit 2014 i kemi derguar si qeverisje komunale mbi 70 dosje ne prokurori per kohen kur Komuna qeverisej nga Kryeminister.
Thene thjesht, kjo qeveri dhe ky koalicion nuk e fusin veten ne burg”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.