Nënkryetari i komunës së Prishtinës që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka tërhequr një paralele në mes të figurave të dikurshme të LDK-së dhe atyre aktuale.
E gjithë kjo pasi që mbrëmë shpërthyen polemikat në rrjetin social Facebook në mes kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe këshilltarit të kryeministrit Sokol Havolli.
Ahmeti kritikoi LDK-në dhe kryeministrin Mustafa për qasjen e tyre ndaj protestës dhe qytetarëve ne përgjithësi ndërsa Havolli ka shkruar se koktejet e molotovit të hedhur në drejtim të objektit të qeverisë së shtunën, u përgatitën në zyrat e komunës së Prishtinës ku udhëheq Vetëvendosja.
“Prej Fehmi Aganit ne Sokol Havollin, prej Xhemajl Mustafes te Bajram Gecaj! Prej figurave te lapsit ne figura te shpifjes!” ka shkruar Sejdiu, njofton Klan Kosova.