Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka shkruar në Facebook, ato që sipas tij, karakterizuan vitin e parë të Kryeministrit Isa Mustafa në pozitë, njofton Klan Kosova.
“Një përmbledhje e shkurtër për vitin e Isës:
Tenderë djalit, Serbisë Zajdnicen, Hashimit pushtetin, qytetareve ikjen me masive qe pas vitit 1999, ndërsa Opozitës përndjekjen, burgosjen, dhe sulme me nga 1500 police te Forcave Speciale”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.