Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu thotë se sot Policia e Kosovës, po patrullon rreth zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton lajmi.net.
Sipas Sejdiut, arrestimet dhe bastisjet e mbrëmshme si dhe patrullimet e sotshme, tregojnë se Kosova është “shtet policor”.
Ky është postimi i Dardan Sejdiut:
Sot zgjohemi ne shtet policor, pas perndjekjes me police te njesive speciale, bastisjes se zyrave, rrahjes se aktivisteve me kundak amresh mbreme, sot policia e armatosur deri ne dhemb po patrullojne rreth zyrave te Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Kjo nuk pershkruhet ndryshe, ky eshte shteti policor.
Ne nuk do te ndalemi, e as nuk do te zbrapsemi deri ne berjen e Republikes, deri ne ndaljen e zajdnices.
Me VETËVENDOSJE, deri në VETËVENDOSJE!