Lajmet e fundit

Sejdiu: Të gjitha rrugët në Prishtinë janë të kalueshme

Edhe pse reshjet e borës nuk janë ndalur pothuajse tërë natën, Komuna e Prishtinës ka befasuar kësaj here për të mirë. Që nga mëngjesi, të gjitha rrugët dhe trotuaret kanë qenë të pastruara, duke mundësuar kështu lëvizje pa problem të qytetarëve.

Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu tha se problemet me automjete janë evidentuar pasi që komuna ka ndërmarr hapa të menjëhershëm për pastrimin e rrugëve, si dhe trotuareve.

Sejdiu ka bërë të ditur për KosovaPress se gjashtë kompani janë të angazhuara për pastrimin të gjitha rrugëve dhe trotuareve .

Sejdiu shtoi që ka rrugë dytësore në të cilat ka vështirësi por që edhe atje tashmë janë kompanitë të cilat bëjnë pastrimin e rrugës. Ai tha se për dallim që reshjet nuk janë ndalur fare, komuna ka arritur mirë të menaxhoi situatën dhe të bëjë të gjitha rrugët e kalueshme.

Sipas tij, reshjet kanë arritur në nivelin 40 centimetra në pjesët pak sa më kodrinore të Prishtinës, 30 centimetra në qytet, ndërsa në pjesët rurale mëmalore sikurse Gollaku, reshjet kanë shkuar në nivele edhe më të mëdha. /KosovaPress/

sejdiu-170116tretuaret-170116

Leave a Reply

Your email address will not be published.