Kandidati i Aleancës Kosova e Re, për Kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu vazhdoi fushatën e tij duke vizituar Shoqatën e Zejtarëve.
Sejdiu tha me këtë rast se do t’i mbështesë, posaçërisht zejtarët që kanë traditë të gjatë, si dhe zejet qe janë në gjendje të rëndë për shkak të mungesës së mbështetjes.
“Jemi të interesuar që me ju të takohemi në çdo kohë të bisedojmë dhe të informohemi për së afërmi për gjendjen e zejtarisë dhe të zejtarëve të Prishtinës. Duhet bërë çmos që të ruhen zejet të cilat kanë një traditë në Prishtinë, e ku çdo ditë po vërehet zvogëlimi i numrit të tyre”, tha ai.
Sejdiu shpjegoi se e programi i tij për zhvillimin e Prishtinës, është edhe ofrimi i kushteve dhe hapësirave për ushtrimin e veprimtarisë së zejtarëve.