Lajmet e fundit

Sejdiu:Në gjithë ato vite me Rugovën, çmoj guximin e tij

Fatmir-Sejdiu-848x478Fatmir Sejdiu, i pari që pasoi ish-presidentin Rugova në krye të LDK-së dhe bashkëpunëtor i tij qysh në ditët e para të LDK-së, ka folur në “Interaktiv” për kujtimet e tij më të. Sejdiu ndau një pjesë jashtë politike por edhe në lidhje me politikë, që sipas tij, Rugova ka pasur konsistencë për gjithçka dhe ka ndjekur rrugën që e ka premtuar.
Ai tregoi se kur e kishte njohur për herë të parë Rugovën, “E kam pasë fatin që ta njihja qysh më herët, kur është marrë me shkrime. Është marrë me zell për stilistikën letrare. Ndërsa pjesa e dytë e njohjes është në periudhën para formimit të LDK-së, kur janë zhvilluar përplasjet me Lidhjen Shkrimtare të Serbisë”, tregoi Sejdiu për njohjet e para me Rugovën.
Nga periudha e themelimit të LDK-së e deri në vdekjen e Ibrahim Rugovës, Sejdiu ka thënë se ka qenë privilegj të punonte afër tij në vendime politike dhe ka bërë atë që është bërë.
“Atë që e çmoj në veçanti është guximi i tij t’i del në ballë shumë presioneve”, ka potencuar ish-presidenti Sejdiu, duke shtuar se ai ka udhëhequr një luftë paqësore politike. Ai ka përmendur edhe meritat për formimin e sistemit paralel të shtetit gjatë viteve të ’90-ta, duke potencuar se në fillim ka qenë shumë vështirë të funksiononte një shtet brenda një shteti, por që më vonë është ambientuar.
Sejdiu ka thënë se nuk ka qenë e lehtë që Rugova të lidhte marrëdhënie të mriz me ndërkombëtarë, por sipas Sejdiut, Rugova nuk ka hezituar të takohej edhe me nivele më të ulëta zyrtarësh vetëm që të kishte marrëdhënie të mira.
Ish-presidenti Sejdiu ka folur edhe për lidhjet mes Rugovës dhe UÇK-së, duke thënë se mund të ketë pasur ndonjë deklaratë jo përkrahëse, por ai ka qenë në dijeni për UÇK-në dhe nuk i ka kundërshtuar.
“Ka pasur raste kur unë kam qenë në terren tek UÇK-ja, që për këtë ka qenë në dijeni edhe Rugova”, ka thënë Sejdiu. transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published.