Sipas informacioneve të para pritet që sekretari Kerry në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrat, Hashim Thaçin e Branimir Stojanoviq.
Pas takimit sekretari John Kerry dhe kryeministri Isa Mustafa është paraparë që të mbajnë një konferencë për media.