Lajmet e fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Rusisë të luajë një rol konstruktv në rivendosjen e paqës në Siri.

Në  Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Stolenberg, në një intevistë për Associated Press tha se aleanca i mirëpret planet e Rusisë për të luftuar Shtetin Islamik në Siri.
“Megjithatë, mbështetja për presidentin Bashar al-Assad nuk është një kontribut konstruktiv për të gjetur një zgjedhje politike,” theksoi ai.

Ndërkaq, në fjalimin e tij në OKB, presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të botës për të mbështetur Assadin, duke thënë se mos angazhimi i ushtrisë sirianë në luftën kundër Shtetit Islamik do të konsiderohej një ‘gabim i madh’.
Në lidhje me situatën në Ukrainë, Stolenberg tha se fjalimi i Putinit ka dhënë sinjalë të reja. Ai vuri në dukje shenja pozitive në terren, megjithatë, theksoi se armëpushimi ishte mbajtur kryesisht.
Por, mbështetja e vazhdueshme e Moskës për separatistët ishte ‘sfida kryesorë’ për t’i dhënë fund konfliktit.

Përderisa NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë prapa Ukrainës, kanë hedhur poshtë thirrjet për armë offensive. Në zhvillimet e fundit, Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka arritur një marrëveshje për tërheqjen e tankeve dhe armëve të tjera nga vija e frontit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.