Lajmet e fundit

Selimi: Ambasada e Kosovës në Francë nuk ka konfirmim zyrtar për plagosjen e dy kosovarëve në Paris!

Në një bisedë për ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, zv/ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka deklaruar se në asnjë rrugë zyrtare nuk ka informacione për plagosjen e dy shqiptarëve të Kosovës në sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris.

“Ne jemi në kontakt permanent me ambasadën dhe atasheun tonë policor atje. As kanalet tona dhe as policia franceze, nuk ka marrë informacion të konfirmuar se në mesin e të plagosurve janë edhe dy shtetas shqiptar të Kosovës”, deklaroi Selimi për Radio Dukagjinin.

Më tej Selimi ka ritheksuar mbështetjen e Kosovës dhe solidarizimin me shtetin dhe popullin francez në këto orë të rënda.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.