Lajmet e fundit

Selimi: Do ta themelojmë Asociacionin, opozita t’i japë fund bojkotit

Zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi në një intervistën për “Danas” ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë hapat tjerë për themelimin e Asociacionit duke respektuar udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese dhe marrëveshjen e Brukselit. Ai po ashtu ka theksuar se opozita duhet ti japë fund bojkotit në Parlament.

Duke folur për hapat tjerë të qeverisë dhe opozitës rreth marrëveshjes së Brukselit Selimi ka thënë se Qeveria do të vazhdojë ta implementojë në plotni marrëeshjen në pajtim me udhëzimet e gjykatës Kushtetuese dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

“Ky është opsioni më i mirë për integrimin e komunitetit serb në rendin kushtetues të Kosovës në plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Sa i përket opozitës në Kosovë mendoj se ky vendim duhet ta përfundojë bojkotimin e parlamentit. Gjykata e ka thënë të veten dhe obligimet duhet të respektohen në mënyrë që ta themelojmë Asociacionin sipas pakos së Ahtisaarit që do të thotë pa kompetenca shtesë, por që do të jetë një lloj mekanizmi mbikëqyrës” ka thënë Selimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.