Lajmet e fundit

Selimi: Dorëheqja e Qeverise, është detyrim ligjor!

Rexhep Selimi e falenderoi Baki Kelanin, mbasi qe simbas informatave te tij, Kelani ka pase porosi dhe mesazh prej personave te qarqeve parapolitike te nji partie politike qe numri zyrtar te protestuesve ta thote qe ishin 5 mije, mirepo zotni Kelani na i shtoi edhe 3 mije dhe e “falenderoj”.

I ftuemi i pare n’emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum ishte Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Na jemi ne vendin tone, qysh me i pengue dikujt flamuri yne ne vendin tone. Ne vazhdimesi kjo grue po vazhdon me na pase ‘target’. Kjo nuk asht puna e saj”, tha nder tjera Selimi lidhun me deklaraten e ambasadores franceze.

“I ka pengue flamuri shqiptar te xhaketat tona, te rrethi, te Komuna. Me duket qe e ka tepru”, shtoi ai.

“Permbysje e rendit kushtetues ne tentative”, e vleresoi Selimi vendimin e Kushtetueses.

“Keta te njajtit nuk e kane pranue edhe kur i kemi thane se keto pika nuk jane ne perputhje me Kushtetuten”, thaj Selimi, kur moderatori Jupolli ja kujtoi se pozita nuk e pranon qe e ka shkele Kushtetuten.

Simbas tij, Qeveria duhet me zgjedh mes ‘Zajednices’ dhe Kushtetutes, por qysh tha ai “per fat te keq Qeveria ka zgjedh me respektue marreveshjen e Serbise”.

Jane dy njerez qe kane dy qellime personale dhe qe ma nuk jane te mshefta. Ministri i Jashtem don me u ba President, i cili ka nevoje per Kryeministrin i cili asht kryetar i partise ne koalicion, i cili gjithashtu ka nevoje per votat e tij, pra kane nevoje per njani-tjetrin.

 

Po nese dojne keta me nderue njani-tjetrin, le ta nderojne pa e damtue vendin,- vleresoi Selimi.

“Keta po dojne me i mbajte raportet me Beogradin, qe ne kete raport ka shume gjana tjera po na i dijme vec keto dy marreveshje”, tha ai.

Simbas tij, Qeveria e dine qe nuk ka shanse me i implementue keto marreveshje por vec po dojne me ble kohe per me kape postin e Presidentit dhe me vazhdue mandatin e Qeverisë.

Ne vazhdim te bisedes, Selimi tue fole per Qeverine, tha se ata po i thone gjanat ashtu qysh kane deshire me i pa.

“Po thone se kemi qene pak ne proteste sepse ashtu kane pase deshire, po thone se dojme me marre pushtetin me dhune se ashtu po dojne ata, po krahasojne me ISIS se kane dashte me pa flamurin e ISIS ne ate proteste”, nenvizoi Selimi.

“Fotografia kyresore asht masoviteti”, tha Selimi per protesten e 9 Kallnorit.

“Qysh me komentue une, cka te them?… kur nji minister i Jashtem e krahason popullaten e vendit me ISIS ne harmoni te plote me deklaraten e Dacic’it”, tha Selimi per deklaraten e mahershme te Thacit.

Tue thane se asht shume i sigurte dhe se ka informata, Selimi tha se Baki Kelani ka qene i ‘porositun’ pro qarqeve politike me thane se ne proteste kane qene 5 mije, e jo 8 mije.

“E faleminderit prej tij qe na ka shtue edhe 3 mije”, ironizoi Selimi, tue shtue se ai nuk asht zadhanes i policise po i Qeverise.

“Na vec po vazhdojme kundershtimin tone, na si opozite e bashkueme dhe me qytetarine aktive.

 

E vetmja gja qe mundet me ndryshue asht intesiteti jone, prandaj asht mire qe kjo Qeveri me shkue sa ma heret”.

“Po duket se ka me pase proteste mbasi Qeveria po reziston”, tha Selimi ne fund tue mos tregue date te sakte te protestes te radhes.

https://www.youtube.com/watch?v=D2nxfUAl0RM

Leave a Reply

Your email address will not be published.