Lajmet e fundit

Selimi: Kemi dhënë garancion për kishat serbe

Zyrtarët e Kosovës i kanë dhënë garancion me shkrim UNESCO-s, se në asnjë mënyrë nuk do të ndryshojë emri i pronës së Kishës Ortodokse Serbe, e cila është një kategori kushtetuese në Kushtetutën e Kosovës.

Emërimi i monumenteve në listën e UNESCO-s, ndryshohet vetëm në konsultim me zyrtarët e Kishës Ortodokse serbe.

Këto garanci janë të shkruara dhe shumë vende i kanë mirëpritur. Ne nuk kemi asnjë problem me kishat dhe xhamitë, si një vend laik dhe progresist, ka thënë Petrit Selimi, zëvendësministër i jashtëm i Kosovës, në prag të sesionit të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s në Paris, shkruan Danas, përcjellë Klan Kosova.

Në ndërkohë, e përditshmja serbe “anas” raporton duke iu referuar burimeve jo zyrtare në qarqet e larta kishtare se Kisha Ortodokse Serbe insiston se garancitë ndërkombëtare janë pjesë e marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.