Lajmet e fundit

Selimi: Nëse Mustafa do dialog, duhet të kthej marrëveshjen për “Zajednicën”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka ritheksuar qëndrimin e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti nuk do të ulet për debat politik me kryeministrin Mustafa, në rast se ky i fundit nuk e kthen marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe.

Selimi ka thënë se këtë marrëveshje nuk do të guxonte ta nënshkruante askush, pasi që siç ka vlerësuar ai, kjo marrëveshje do ta atakonte sovranitetin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Selimi ka thënë se protesta e opozitës në Kuvend nuk ka të bëjë fare për pushtet, por për ta kundërshtuar “Zajednicën”

“Nuk do të guxonte askush të nënshkruajë diçka që e atakon sovranitetin e Kosovës.
Protesta jonë në Kuvend është kundërshtim për “Zajdenicën”. Protesta e jonë nuk është që të bllokojmë institucionet e Kosovës. Nëse kryeministrii do dialog, ai duhet të heqë dorë nga marrëveshjet e nënshkruara me Vuçiqin”, ka thënë Selimi në TV Besa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.