Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se opozita nuk do të tërheqet nga kërkesa për nënshkrimin e kryeministrit.
Ai thotë se opozita nuk është fajtore për bllokimin e punës së Kuvendit, por se për këtë, fajtore është qeveria.
Në një intervistë dhënë RTK’së, Selimi ka thënë se qeveria e ka zhvendosur debatin nga Kuvendi i Kosovës në tavolinën e Vucicit.
“Qeveria e Kosovës e ka nxjerrë Kuvendin nga funksioni. Konfirmoj edhe një herë që Kuvendi është jashtë funksionit, jo që opozita e ka bërë këtë. Opozita nuk e ka bërë dhe nuk do ta bënte këtë. Kuvendin jashtë rolit e ka nxjerrë qeveria sepse debatin që do të duhej ta bëntë në Kuvend, ka vendosur ta bëjë në tavolinë me Vucicin. Të gjitha vendimet, të gjitha debatet e rëndësishme, qeveria i ka zhvendosë në tavolinën e Vucicit”, ka thënë Selimi.
http://www.dailymotion.com/video/x38keqj_rexhep-selimi-opozita-nuk-terhiqet_news