Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përmes një reagimi në Facebook, ka pyetur se pse Organizata e Veterenaëve të dalur nga Lufta nuk po ia zë derën Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar trajtim më të dinjitetshëm për ushtarët e UÇK-së.
Selimi ka shtuar se OVL-ja ka edhe të tjera arsye që kjo organizatë të kërkoj llogari nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se nëse kjo organizatë nuk reagon sot, e vë në pikëpyetje nëse kemi të vertetë një Organizatë të Veteranëve.
Kështu shkruan Selimi në Facebook
Ku është OVL-ja?
Ka kohë që OVL ka rënë në letargji. Nuk e di kur do të duhej të shqetësoheshin më shumë se tash kur jo vetëm pensionet e familjet e tyre por edhe qëllimi i luftës çlirimtare është në rrezik.
Për gjendjen e tyre të rëndë veteranët kanë njëmijë arsye t’ia zenë derën Qeverisë edhe kur nuk na ua ndajnë ndihmat sociale/pensionet 170 euroshe.
Veteranët duhet t’ia zënë derën qeverisë edhe për jetën e tyre të rëndë, edhe për Ligjin e tyre të manget dhe per te drejtat e veteranit, por me pare se per çdo gje tjeter ata duhet ta mbrojne qellimin per te cilen luftuan dhe si pasojë e mbajnë këtë emër – Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Tash kur po rrezikohen mbi 8000 hektarë të tokës për të cilën luftuam, tash kur po rrezikohet të ndahet Kosova për të cilën luftuam, tash kur Serbia ka projektuar Republikë serbe brenda teritorit të Kosovës me anë të “Zajednicës”, shtrohet pyetja, kur duhet më shumë se sot të shqetësohet OVL?
Nëse OVL nuk bëhet e gjallë as tani a thua a kemi vërtetë Organizate të Veteranëve apo jo?