“Përmes kësaj do tu tregojmë shqiptarëve dhe serbëve se çdo gjë e arritur në Bruksel është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.”, ka thënë Selimi.
Selimi ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës de Serbisë në Beograd. Ai ka thënë se pala serbe gjatë dialogut, prioritet e ka afrimin me BE-në e Brukselin dhe jo normalizimin e raporteve me Kosovën.
“Serbia nuk dëshiron edhe aq t’i përmirësojë raportet me Kosovën, por përmes dialogut dëshiron t’i afrohet BE-së dhe Brukselit. Nëse do të kishte prioritet normalizimin, nuk do të kishte komente raciste në drejtim të shqiptarëve, siç ka qenë ajo e presidentit serb Tomislav Nikoliq se shqiptarët janë pa kulturë”, ka thënë Selimi./parrotlla.net/