Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk ekziston kurrfarë rreziku që tubimi i Opozitës me 28 nëntor të eskalojë në dhunë.
Ai tha se organizimi i opozitës thjeshtë do të jetë “festiv, masiv dhe paqësor”.
Po ashtu, Selimi ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes së opozitës.
Në një intervistë për Epokën e Re, Selimi tha se është e gabueshme thirrja për dialog mes pozitës dhe opozitës derisa nuk ka shenja të tërheqjes së Qeverisë nga marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin.
Shkrimi i plotë në Epoka e Re.