Përkundër mesazheve dhe thirrjeve të fuqishme të ambasadorit Greg Delawie dhe sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry se dhuna nuk ka vend në Kuvend, partitë opozitare janë të vendosur për të pamundësuar secilën seancë për sa kohë që nuk përmbushën kërkesat e tyre.
Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike thonë se mesazhet e Ambasadës amerikane duhet të mirën parasysh dhe është koha e fundit kur opozitarët duhet të reflektojnë.
Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se ambasadori amerikan nuk e kritikuar opozitën për qëllimin e saj, por për shkak të veprimeve të cilat nuk janë më të mirat. Qëllimin e partive opozitare, sipas tij, nuk e ka kundërshtuar asnjë nga miqtë e Kosovës.