Analisti politik, Driton Selmanaj ka dhënë një deklaratë interesante në emisionin Click në RTV 21. Ai ka thënë se për zgjedhje të reja nuk janë as partitë opozitare.
“Jam i bindur se as opozita nuk i duan zgjedhjet e reja. Nëse sot do të shpalleshin zgjedhjet e reja, opozita do të kukatej”, tha ai, transmeton Gazeta Blic. Sipas Selmanajt, qëllimi i opozitës është që publikisht ta demoloj pushtetin në publik, në mënyrë që pastaj kjo t’i përkthehet në votë.
Selmanaj është i bindur se as qytetarët e Kosovës nuk i duan zgjedhjet e reja.