Lajmet e fundit

Selmani: Disa analistë kosovarë, naçallnika dhe hyzmeqarë të PDK-së dhe LDK-së!

Gazetari shqiptar nga Maqedonia, Naser Selmani, ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Opozita nuk duhet të mbajë përgjesi, që I kundërshton vendimet e dëmshme Qeverisë. Andaj,si rrjedhojë e kësaj, ai ka akuzuar ashpër disa analistë politikë, të cilët sipas tij, janë në shërbim të pushtetit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Anal-istat e disa mediave kosovare, hyzmeqarë të pushtetit të PDK dhe LDK, po ndërrojnë strategji. Pasi dështuan në përpjekjen qyqare për të bindur kosovarët se fajtore për dështimet e qeverisë është opozita, tash kanë nisur të zbatojnë një stratetegji tjetër të larjes së trurit të kosovarëve.
Tash flasin për ndarjen e përgjegjësisë për krizën në Kosovë mes opozitës e pushtetit. More naçallnika, ku keni parë ju në vende demokratike opozita të mbajë përgjegjësi sepse kundërshton vendimet e qeverisë që dëmtojnë interesat e vendit?!
Naçallnikat nuk kanë guxim të shkruajnë se krizën në Kosovë e ka shkaktuar pushteti duke nënshkruar marrëveshje me Serbinë, e cila i mundëson shtetit serb të instrumentalizojë pakicën serbe kundër shtetit të Kosovës dhe popullit shumicë.
Kjo marrëveshje do të mund të ishte e pranueshme me kusht që Serbia menjëhërë të njihte pavarësinë e Kosovës dhe qeveria sebe autonomi të njejtë t’u njihte edhe shiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo do ta bënte marrëveshjen të pranueshme për shqiptarët sepse do të vendoste raporte reciprociteti në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Vetëm kështu mund të detyrohet qeveria serb të respektojë Kosovën dhe interesat e saj. Në të kundërtën, Kosova saherë do të jetë inferiore në raportet me Serbinë dhe kurrë nuk do të mund të sfidojë politikën agresive të shtetit serb kundër shqiptarëve në përgjithësi.
Ushtria serbe nga Kosova u largua në vitin 1999, por aty mbeten instalacionet e saj jo vetëm brenda bashkësisë serbe, por edhe në mesin e shqiptarëve. Opozita duhet të kërkojë lustrimin e shoqërisë kosovarë, nëse duan të pastrojnë politikën dhe intitucionet kosovare nga hyzmeqarët e të gjitha llojeve!

Leave a Reply

Your email address will not be published.