Seanca kundër dy të dyshuarve për vrasjen e policit të Kosovës, Enver Zymberit, që ishte paraparë të mbahej sot në veri të Mitrovicës, është shtyrë ende pa filluar. Njëri nga të dyshuarit u sëmurë gjatë seancës
Seanca që është dashur të mbahet për rastin e policit Enver Zymberi është shtyrë për datën 26 të këtij muajit. Shkak për këtë u bë gjendja shëndetësore e njërit prej të akuzuarve në këtë rast, raporton Gazeta Express.
Ende pa filluar seanca avokati mbrojtës i të akuzuarit Radomir Kasulovic, ka kërkuar nga gjykatësi që klienti i tij të lirohet nga seanca dhe të dërgohet në Spitalin e Mitrovicës, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Ai është dërguar në spital, dhe me pas familjar të tij kanë sjellë vërtetimin e mjekut se ai ka probleme me të rrahurat e zemrës.
Ndryshe, ky është gjykimi i dytë që zhvillohet për vrasjen e policit Enver Zymberit, pasi të akuzuarit në rastin e parë janë liruar për mungesë të provave.