Lajmet e fundit

Senatorët kërcënojnë Arsim Bajramin: Do të padisim në gjykatë

Grupi Senatorëve që kërkuan shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu dënuan sot ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit në vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Këto reagime erdhën pas një takimi të gjatë joformal dhe pa praninë e medias, të 24 senatorëve të UP-së, më shumë se gjysma e numrit total të anëtarësisë së senatit.
“Senatorët mirëpresin dhe mbështesin vendimin e Këshillit Drejtues për shkarkimin e ish-Rektorit Ramadan Zejnullahu”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Por po ashtu, denoncuan shkarkimin e kryetares së këtij këshilli, Shefkije Islamaj nga kreu i MAShT-it.
“Senatorët reagojnë ndaj vendimit të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajramit për shkarkimin e kryesueses së Këshillit Drejtues, e cila kishte vepruar në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë, dhe me Statutin e UP neni 18, pika 4, ku anëtarët e Këshillit Drejtues veprojnë të pavarur dhe nuk përfaqësojnë asnjë interes tjetër individual apo grupor aq më pak të MASHT-it”, vijon deklarata.
Senatorët thonë se përmes shkarkimit, ministri ka ndërhyrë drejtpërdrejt në autonominë e universitetit duke shkelur, Ligjin për Arsimin e Lartë, neni 13, që përcakton “autonominë dhe lirinë akademike të bartësve të arsimit të lartë”.
Gjithashtu, ata pretendojnë se ministri ka shkelur edhe Statutin e UP-së, nenin 6, që përcakton se “Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë…”, si dhe nenin 10 të Statutit të UP- së, ku “Universiteti gëzon autonominë dhe lirinë e mësimdhënies akademike, të kërkimeve shkencore si dhe të krijimtarisë artistike brenda veprimtarisë së tij”.
Senatorët reagojnë për mënyrën e marrjes së vendimit të ministrit për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Drejtues pa marrë ankesë nga pala, ish-rektori siç parashihet me nenin 32 të Statutit, dhe pa e pasur ende vendimin e shkruar, por vetëm duke u thirrur në numrin e protokollit të vendimit.
Sipas tyre, kjo paraqet shkelje flagrante procedurale të palës në procedurë duke shkelur parimet e Ligjit për procedurë administrative që garanton, anën formale të akteve juridike dhe barabarësinë e palëve para ligjit.
“Ai me këtë vendim paragjykon edhe marrjen e vendimit duke e inkurajuar palën, ish-rektorin, edhe në media që të bëjë ankesë duke anashkaluar parimin se palët në procedurë janë të barabarta si: Këshilli Drejtues, Senati dhe Rektori. Ministri është organ që vendos mbi bazën e ankesës së palës dhe nuk mund t’i ndihmojë ndonjë pale në procedurë”, deklaruan senatorët anti-rektor.
Ata theksuan se kjo është ndërhyrja më flagrante që bën një ministër ndaj universitetit, që nga koha e pasluftës.
Senatorët thanë se do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe të universitetit duke ushtruar edhe padi në gjykatën kompetente për vendimin dhe veprimet e ministrit Bajrami.
“Sqarojmë opinionin se në takimin e përbashkët të Senatit me Këshillin Drejtues, më datë 19.10.2015 senatorët dhe dekanët në avancim kanë hequr dorë nga avancimi dhe kanë propozuar pezullimin e avancimeve me qëllim që të mos keqpërdoren për opinionin publik në dëm të UP-së”, deklarojnë ata.
Senatorët deklarojnë se nuk do të vazhdojnë punën e senatit me ish-rektorin dhe përgjegjësinë për situatën e krijuar në universitet e bart ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Deklarata është firmosur nga të gjithë senatorët e pranishëm në taki

Leave a Reply

Your email address will not be published.