Shpikja më e fundit realizuar nga Universiteti i Taivanit ka për qëllim të ndihmojë ata që kanë problem me ushqimin dhe peshën e tepërt.
Sensori do të prezantohet në simpoziumin ndërkombëtar për pajisjet kompjuterike të inkorporuara në trupin e njeriut, “International Symposium on Wearable Computers”, i cili do të mbahet në shtator në Zyrih.
Pajisja është realizuar nga Universiteti i Taivanit dhe funksioni i tij ka të bëjë me vënien në dijeni të personit që e mban, nëse kalohet masa në ushqim, pije apo cigare.
Sensori konsiston në një qark të shkurtër, i cili futet në protezat dentare dhe njeh lëvizjen e nofullave, duke i dërguar menjëherë të dhënat në smartfonin e mjekut.