Lajmet e fundit

Serbët e konsiderojnë favor miratimin e Rezolutës në KiE

keshilli i beAsambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar një rezolutë në lidhje me të drejtat e njeriut për Kosovën, e propozuar nga raportuesi për Kosovën, Augustin Conde, që sipas delegacionit serb është në favor të Serbisë.
Kreu i delegacionit serb në Asamble, Alexandra Gjuroviq, i ka thënë “Tanjug”-ut se rezoluta e miratuar sot është e favorshme për Serbinë, duke pasur parasysh se ka refuzuar tre amendamentet e propozuara nga Kosova, transmeton kp.
Ajo ka thënë se Asambleja Parlamentare ka hedhur poshtë ndryshimet e propozuara nga pala shqiptare, që ndër tjerash parashihet evitimin e zgjidhjes së themelimit të Asociacionit të komunave serbe, marrëveshje e arritur mes Prishtinës e Beogradit vitin e kaluar.
“Rezoluta është e mirë për ne dhe përmban në vete shumë kritika në fushën e të drejtave të njeriut, krimit e korrupsionit. Conde dhe Këshilli i Evropës mbajnë qëndrimin ndaj statusit neutral dhe respektojnë marrëveshjet për të cilat jemi pajtuar”, ka thënë ajo.
Sipas saj, edhe propozim-amendamentet e palës shqiptare ku kërkohej të ndryshohej teksti ku thuhet se UNESCO ka refuzuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë për të specifikuar vetëm rezultatin e votimit, janë refuzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.