Themelimi i Ushtrisë së Kosovë, po del të jetë shkaktari i përçarjes së politikanëve serbë të mbledhur rreth Listës Serbe, njofton Klan Kosova.
Të paktën kjo është e vërteta e kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, që është i vetmi kryebashkiak i një komune kosovare me shumicë serbe, e që nuk e nënshkroi shkarkimin e kreut të deritanishëm të “Srpskas” Aleksandar Jabllanoviq, të cilin e ka djalë.
Dragan Jabllanoviq, që nuk foli kurrë deri tani për këtë punë, i tha Klan Kosovës, se krejt ndarja politike e tyre filloi kur ai e zbuloi se serbët në Jug e pranojnë shndërrimin e FSK-së në FAK, pa u pyetur fare veriorët.
Madje sipas tij, me dokumentet e transformimit të FSK-së në FAK, kreu i kontestuar i Listës Serbe, u njoftua tek më një shtator.