Lajmet e fundit

Serbët, me kampanjën #noKosovoUNESCO në Twitter

#noKosovoUnesco po shfrytëzohet nga numër i madh i serbëve për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Edukim.

Ka nisur vetëm dy ditë më parë, por hashtagu #noKosovoUnesco po shfrytëzohet nga numër i madh i serbëve për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Edukim.

Trazirat e marsit të vitit 2004, demolimet që kanë ndodhur në Kishat Serbe nëpër Kosovë nga shqiptarët, krahasimi mes shtetit islamik dhe trajtimit që ata i bëjnë trashëgimisë dhe paralelja mes veprimeve të tyre dhe atyre të kosovarëve janë disa prej shembujve që marrin llogaritë e ndryshme në Twitter kur përdorin këtë promovim të diskursit të tyre.

Shumë shpejtë në rendin e ditës në Mbledhjen e UNESCO-s do të jetë edhe anëtarësimi i mundshëm i Kosovës si shtet me të drejtë vote në këtë institucion. Serbia po lobon në çdo formë kundër këtij anëtarësimi, ndërsa pushtetarë kosovarë thonë se asgjë nuk do ta ndalojë një finalizim të suksesshëm. / KultPlus.com 

Leave a Reply

Your email address will not be published.