Lajmet e fundit
Serbi hedh bombë, plagosen tre të mitur romë

Serbi hedh bombë, plagosen tre të mitur romë

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë bën të ditur se, policia në Apatin është vënë në kërkim të 61 vjeçarit i cili dyshohet se është shkaktar i një shpërthimi me bombë, me ç`rast u plagosën tre të rinj të minoritetit rom.

Të plagosurit janë dy djem të moshave 14 dhe 16 vjeç,  si dhe një vajzë 15 vjeçare.

Policia është ende duke hetuar në vendngjarje ndërkaq është në kërkim intensiv të autorit të këtij shpërthimi Mirko Orsos, i cili tashmë është i njohur për policinë.

Jozyrtarisht, mësohet se tre të miturit – dy djem dhe një vajzë – janë ngacmuar vazhdimisht për muaj të tërë nga autori i shpërthimit Orsos, ndërkaq në orët e mbrëmjes tre të rinjtë kishin shkuar tek shtëpia e Orsos për ta konfrontuar atë.

Sipas dëshmitarëve, i dyshuari Mirko Orsos kishte dalur me vrap nga shtëpia me c`rast i kishte gjuajtur të rinjtë me bombë.

Policia vazhdon kërkimin e të dyshuarit nëpër pyjet e Apatinit si dhe përgjatë brigjeve të lumit Danub. /arbresh/info

Leave a Reply

Your email address will not be published.