Qeveria e Serbisë po punon për të nisur një fushatë të gjerë meinternet kundër Kosovës. Këtë paralajmërim e ka bërë sot drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.
Gjuriç tha se qëllimi i kësajfushate është të ofrojë sa më shumë fakte rreth Kosovës për opinionin e gjerë botëror.
Sipas tij kjo fushatë bëhet për të luftuar “aradhet mercenare të Kosovës në internet“, që po “sajojnë të vërtetat historike dhe ndjenjat e asaj që është qenia dhe shpirti i popullit tonë në Kosovë”.
Gjuriçi ka thënë se do të bëjë këtë punë sipas modelit izraelit.
“Të bindim gjithë botën se Serbia është në të drejtë”, siç është shprehur ai, duke shtuar se “Serbia në Kosovë ka detyrë të rëndësishme kombëtare që populli serb atje të jetojë e mbijetojë, të kultivojë traditën, kulturën dhe frymën e tij”. /albeu.com/