Prokuroria për krime lufte në Serbi thotë se gjatë hetimeve të reja, ka ardhur në të dhëna për persona që janë direkt të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
Agron, Ilir dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, janë vrarë në një qendër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë në Petrovo Sello, në korrik të vitit 1999.“Në procedurat paraprake hetimore kemi ardhur në të dhëna të reja, por në këtë moment nuk mund të them se për sa persona bëhet fjalë dhe as të zbuloj emrat e tyre. Të gjithë ata, për të cilët të dhënat na tregojnë se kanë qenë direkt të përfshirë në vrasje, kanë qenë ose janë pjesëtarë të MUP-it”, ka thënë prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq, për beogradasen “Blic”.Për vrasjen e vëllezërve Bytyqi kanë qenë të akuzuar policët Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët pas dy gjykimeve janë liruar. /REL/