Lajmet e fundit

Serbia ia uron Iranit tërheqjen e sanksioneve

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i ka ururar presidentit të Iranit, Hassan Rohani, tërheqjen e sanksioneve, duke shprehur bindje se kjo do ta forcoj bashkëpunimin me Serbinë, ka kumtuar sot presidenca e Serbisë.

Nikolliq ka vlerësuar se “me heqjen e sanksioneve Irani do të fitoj shtytje të fuqishme për t’i avancuar potencialet e përgjithshme për zhvillim, e veçanërisht në fushën e ekonomisë” dhe ka shprehur bindjen e tij se “me këtë do të nxitet fuqishëm bashkëpunimi i gjithanshëm i Serbisë me Iranin”.

Gjatë fundjavës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i kanë tërhequr sanksionet ekonomike ndërkombëtare kundër Iranit, të ndërlidhura me programin atomik iranian, pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vërtetoi se Teherani i kishte plotësuar obligimet e veta në harmoni me marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, të arritur në korrik të vitit të kaluar./REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published.