Lajmet e fundit

Serbia “kërcënon” Kosovën

Teksa në Kosovë po bëhet “luftë” ndërmjet pozitës dhe opozitës, që prej shumëkujt po vlerësohet që ka për qëllim marrjen e pushtetit, Serbia po vazhdon mobilizimin e saj, madje nuk po e ndalë furnizimin me armatim të rëndë nga Rusia, të cilën e konsideron si mbështetëse kryesore.

Dhe me shpresë se do të marrë armët e teknologjisë së fundit, para nisjes për në Moskë, Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Serbia gjithmonë do të ketë armë dhe armatim të mjaftueshëm që askush mos të mendoj që mund të bëjë agresion ndaj vendit të tij, ka kërcënuar Vuçiq.

“Nuk guxojmë ta prishim ekuilibrin e raportit të forcave në rajon, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk bëjmë asgjë. Do të bëjmë blerje nga rusët … Ne jemi vend i vogël, por do të përkujdesemi që të kemi armatim të mjaftueshëm në mënyrë që të mbrohemi nga sulmet e mundshme dhe ta mbrojmë vendin tonë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, autoritetet në Kosovë gjithnjë ankohen se nuk ka buxhet, por qindra miliona kanë harxhuar dhe miliardë madje që nga Pavarësia, në mallra dhe shpenzime, po ashtu miliarda euro janë vjedhur nëpërmjet tenderëve dhe formave të tjera të zhvatjes së buxhetit, dhe po ashtu qindra miliona janë investuar në projekte serioze, por në ushtri thuaja asnjë kacidhe.

Kështu që ndoshta për modernizim të ushtrisë mbetet alternativë, edhe kontribut qytetar i shqiptarëve kudo ndodhen, veçanërisht i diasporës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.