Lajmet e fundit

“Serbia mburret me Jerusalemin e vet – Kosovën e saj”

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, në Natën e Buzmit në Mitrovicë ka thënë se “në ditën e kremtimit të Kërshëndellave jo vetëm që kujtojmë se jemi të lindur serbë ortodoksë, por duhet që këtë emër tingëllues çdo ditë ta arsyetojmë me punën dhe veprat tona”, njofton B92, transmeton Koha.net.

“Që të jemi tamam serbë dhe ortodoksë të Shën Savës dhe të Stefan Deçani, duhet që edhe me veprat tona gjatë vitit të jemi të denjë për këtë, e kjo, ndër të tjera, do të thotë të mësojmë për historinë tonë, traditën e fenë, të mësojmë si kanë jetuar paraardhësit, carët e shenjtë dhe mbretërit tanë, cilat vlera i kanë udhëhequr në jetë dhe i kanë shtyrë ata për të mbijetuar në kushte të vështira të cilat kanë bërë që ne serbët sot të kemi rastin të mburremi me faktin se e kemi Jerusalemin tonë e ai është Kosova jonë”, ka thënë Gjuriq për të shtuar se “ ka shumëçka që secili nga ne mund dhe duhet të bëjë si serb e ortodoks për ta ruajtur Kosovën tonë edhe në vitin e ardhshëm”.

Në këtë festim, pos ipeshkvit Teodosije kanë marrë pjesë edhe kryetari i të ashtuquajturit organ të përkohshëm të komunës së Mitrovicës Aleksandar Spiriq, prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq, ministrat për Kthim e Komunitete dhe të Pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq e Ljubomir Mariq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.