Ka kaluar shumë pak kohë që nga arritja e përfaqësueses serbe në Shqipëri dhe tashmë gjërat kanë marrë përmasa politike.
Është raportuar për goditje me gurë të autobusit të kësaj përfaqësueseje dhe pas deklaratave të stafit të Federatës serbe të futbollit se do të tërhiqen nga ndeshja nëse përsëritet diçka e tillë, kanë reaguar edhe institucionet serbe.
Sipas RTS, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë për t’ia dorëzuar një notë proteste për “këtë incident”.
MPJ serbe konsideron se ka pasur lëshime serioze nga shërbimet kompetente shqiptare për organizmin e ndeshjes.
Njëherësh, agjencia Beta njofton se ministri i Rinisë dhe Sporteve i atij vendi i ka dënuar ashpër “këto veprime” dhe e ka njoftuar UEFA-n për “incidentin”.