Lajmet e fundit
Serbia nuk e fton Kosovën në konferencën e shefave të Policisë

Serbia nuk e fton Kosovën në konferencën e shefave të Policisë

Serbia sërish nuk zbaton marrëveshjet e arritura në bisedime me Kosovën të cilat ndërmjetësohen nga Brukseli. Zyrtarë të këtij shteti, nuk e kanë ftuar Kosovën që të merr pjesë në konferencën rajonale të shefave të policisë, e cila po mbahet në Beograd.

Në këtë konferencë të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ajo e Italisë, Kosova, është nga të vetmet shtete të rajonit, që nuk ka marr fare ftesën, përderisa në të njëjtën janë ftuar edhe drejtues të policisë së Republika Srpska.

Nga Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, bëjnë të ditur se nuk kanë pranuar ndonjë ftesë të tillë, raporton KosovaPress.

Konferencën e ka hapur kryeministri dhe ministri i MPB-së së Serbisë, Ivica Dacic, i cili ka thënë se Serbia do ta dëshmojë orientimin e saj për integrime evropiane si dhe vendosmërinë për forcim të luftës kund krimit të organizuar, i cili, sipas tij, është sfidë e vazhdueshme, e cila kërkon fleksibilitet.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të policisë së Shqipërisë, Bosnjës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Greqisë, Hungarisë, Malit të Zi, Moldavisë, Rumanisë dhe Sllovenisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.