Është anuluar mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për mungesë të kuorumit.
Kryekuvendari Kadri Veseli tha se edhe nëse në mbledhjen e radhës nuk do të ketë kuorum, atëherë i tërë procesi do të nisë nga fillimi.
Ndryshe, edhe mbledhja e kaluar ka dështuar në mungesë kuorumi. Pas kësaj mbledhje, Veseli është shprehur se nuk e di arsyen e mungesave në këtë takim, por ka thënë se duket se disa kanë shkuar për të bërë pazar në “Mini Max”.