Seanca e Kuvendit sërish ka dështuar që të filloj. Përkundër asaj që deputetët arritën në sallë dhe në çdo moment pritej vazhdimi i seancës, ajo nuk ka filluar, për shkak se opozita ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit që të largohet sigurimi i kryeministrit
Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar vazhdimin e seancës duke e penguar nisjen e seancës. Ata nuk kanë pranuar të ulen në vendet e tyre, por kanë qëndruar në këmbë para foltores së kuvendit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar që kryeministri të largohet nga salla e Kuvendit, ose ka kërkuar nga sigurimi i kryeministrit të qëndrojë afër. Ai e ka lutur opozitën që ta bëjnë një pauzë 15 minutëshe që të bisedojnë.