Lajmet e fundit

Sfarqa për Thaçin president: Marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës po debatohet për protestën e paralajmëruar për 9 janar nga Opozita.

Për t’u ballafaquar me argumente lidhur me protestën, kauzën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe aktualitetin politik të ftuar janë, Muharrem Sfarqa kryetar i Ferizajt nga radhët e LDK-së dhe Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Zoti Sfarqa i pyetur për votimin e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, ka thënë se çdo marrëveshje e nënshkruar duhet të zbatohet, njëjtë edhe ajo për Thaçin.

“Mendoj që duhet të krijohet një standard në politikën kosovarë që marrëveshjet që nënshkruhet të zbatohen, nuk do të ishte mirë që menjëherë pas nënshkrimit të mos zbatohej ajo.”

“Dhe nuk do t’i bënte mirë askujt që të nënshkruante një marrëveshje që nuk donë t’i zbatoj, kemi të bëjmë me sfida institucionale e jo për personale.”

“Lidhja Demokratike ka bërë koalicion për shpëtimin e shtetit, me respektimin e marrëveshjeve dhe ecjen përpara,” ka thënë Sfarqa, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.