Lajmet e fundit

Shahini e grushtonë Qeverinë : MSA-ja s’nënkupton njohje nga BE-ja, as liberalizim të vizave

Analistja politike, Besa Shahini, ka thënë në Ora e Fundit të Klan Kosovës se Marrëveshja për Stabilizim-Asociimin, e cila do të nënshkruhet nesër, është arritje dhe një formë bashkëpunimi mes Kosovës e Bashkimit Europian, por ajo nuk e ka rëndësinë aq të madhe sa është proklamuar nga Qeveria e Kosovës.

“MSA-ja është një arritje, është një nga format e bashkëpunimit me Bashkimin Europian, por nuk është ashtu si proklamohet nga kryeministri Isa Mustafa”.

“Kosova në aspektin doganor nuk është duke pësuar ndonjë ndryshim të madh me këtë nënshkrim. Duke e parë që s’ka ndonjë marrëdhënie tjetër më të madhe me BE-në, integrimi është i pamundur, vizat janë larg, kjo është e vetmja politikë e BE-së me Kosovën në këtë moment dhe Qeveria po e bënë më të madhe se sa që është”.

“Kompromiset e mëdha që po bëhen janë duke u bërë me arsyetimin që Kosova po bëhet anëtare e BE-së dhe MSA-ja nuk e ndryshon këtë”.

Shahini ka shtuar se edhe pse Bashkimi Europian po nënshkruan MSA-në me Kosovën, kjo nuk nënkupton edhe njohje të BE-së për Kosovën.

“Kosova nuk njihet si shtet nga BE-ja as me MSA-në, pesë shtete ende nuk e njohin”.

“Nuk është marr një vendim qysh me iu qas Kosovës në të ardhmen. Janë rritë disa kuota për disa produkte, por Kosova eksporton shumë pak. Kosova eksporton 100 milionë kurse Serbia rreth 7 miliardë euro”.

Ka përfitime në këtë eksport sado i vogël që është, por nuk është diçka që do ta ndërrojë ekonominë e Kosovës”.

Shahni deklaroi, po ashtu se as liberalizimi i vizave nuk është afër, përkundër këtij nënshkrimi, derisa shtoi se nuk e di përse Kosova duhet ta ratifikojë në kuvend nënshkrimin e MSA-së, pasi vendet tjera nuk e kanë bërë këtë.

“Shtetet tjera nuk e ratifikojnë në Kuvend, nuk është e domosdoshme. Megjithatë mendoj se Kuvendi do ta votojë. Nuk jam e sigurt nëse opozita do ta pranojnë ftesën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.