Lajmet e fundit
Shahini: Ky është buxhet i konsumit

Shahini: Ky është buxhet i konsumit

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka deklaruar se buxheti i Kosovës është më shumë i konsumit dhe nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të madh, i cili do të kishte efekt në zhvillimin e shpejtë të Kosovës.

Sipas Shahinit, Kosova, edhe pse buxhetin po e drejton më shumë tek investimet publike, është në rrugë të mirë të zhvillimit, pasi shtetet e tjera, qoftë të rajonit apo shtete të tjera, kanë bërë shkurtime të buxhetit dhe i kanë ndalur investimet.

“Kosova zakonisht ka punuar me politika të shkurta ad-hoc. Buxheti i vitit 2014 nuk ka pasur shumë rritje, por një ngritje të lehtë dhe që është i pamjaftueshme me kërkesat që janë si nga ana e dikastereve shtetërore, ashtu edhe e qytetarëve. Pra, ky buxhet nuk do t’i plotësojë të gjitha kërkesat”, ka thënë ai për gazetën “Epoka e re”

Leave a Reply

Your email address will not be published.