Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, që udhëheq edhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka kritikuar ashpër deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa, që gjatë ditës ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar për vizitën e gjeneralit serb Lubijsha Dikoviq, në Kosovë.
Në një prononcim për Klan Kosovën, ai ka thënë se kryeministri duhet të jetë i informuar për gjithçka në Kosovë, ndërsa është shprehur i bindur që KFOR-i i ka njoftuar organet kosovare për këtë vizitë. Shala ka thënë se KFOR-i dhe Kryeministri, duhet të tregojnë se çfarë marrëveshje është nënshkruar me Serbinë.