Lajmet e fundit

Shala, Labi dhe Elvana e ‘kallin’ New Yorkun (Video)

Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Herolind Shala po qëndron për pushime në Amerikë.

Anëtari i skuadrës çeke Sparta Pragë ka qenë i ftuar në një koncert në New York ku përformuan Labinot Tahiri, Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi.

Ai është ftuar në skenë nga Labi për t’i falënderuar të pranishmit për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kombëtares shqiptare gjatë eliminatoreve për kampionatin evropian.

Pas koncertit djaloshi nga Drenica, ka postuar edhe një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook duke i falënderuar të gjithë për pritjen. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.