Bordi i Drejtorëve i RTK-së, me votim të fshehtë, ka zgjedhur Mentor Shala, Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së me mandat trevjeçar
“Bordi i Drejtorëve i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), sot (e enjte), 29 tetor 2015, ka intervistuar katër kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Pas intervistimit të kandidatëve, Bordi i Drejtorëve i RTK-së, me votim të fshehtë, ka zgjedhur z. Mentor Shala, Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së me mandat trevjeçar”, thuhet në një njoftim të Bordit të Drejtorëve të RTK-së.