Lajmet e fundit

SHBA, Debati i republikanëve: Plani i Trumpit mbi emigracionin vihet në pikëpyetje nga rivalet

Plani i kandidadit për President të SHBA-ve, Donald Trump, për deportimin e 11 milionë emigrantëve që nuk janë të paisur me dokumentat përkatëse, është vënë në pikëpyetje nga rivalët e tij partiakë.

Propozimi i Trumpit është sulmuar ashpër nga John Kasich dhe Jeb Bush, të cilët gjithashtu kandidojnë për pozitën e presidentit të SHBA-vë, shkruan BBC.
Trump, miliarderi njujorkez, i cili deri me tani ka prirë nëpër sondazhe,është fishkëllyer pasi u përpoq të kundërshtontë rivalet e tij.
Poashtu, edhe diskutimi mbi polikat e jashtme solli një debat të ashpër në Milëaukee.
Tetë kandidadët kishin pikëpamje të ndryshme lidhur më ndërhyrjen ushtarake të SHBA-ve në Lindjen e Mesme, veçanërisht në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Megjithatë, konfrontim të madh shkaktoi tema mbi emigracionin, pasi Trump vazhdoi të plasoi idene e t ij rreth ndërtimin të një muri mes SHBA-ve dhe Meksikes, ndërsa shtoi se të gjithë emigrantët që jetojnë ilegalisht në SHBA do të duhet të deportohen.

Kjo ide u prit me më përbuzje nga z.Kasich, guvernator i Ohajos.
“Ky është një argument i pakuptimtë, madje ngjan në një argument adoleshentësh,” tha ai.
Debati i organizuar nga Fox Business, filloi me biseden rreth rritjes të pagës minimale, e cila është kundërshtuar nga disa kandidatë

Leave a Reply

Your email address will not be published.