Lajmet e fundit
SHBA-ja këshillon qytetarët: Mos udhëtoni jashtë vendit

SHBA-ja këshillon qytetarët: Mos udhëtoni jashtë vendit

Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë paralajmërim për qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit, duke i këshilluar për kujdes ndaj një kërcënimi terrorist nga al-Kaida.

Departamenti i Shtetit tha sot se mundësia për një sulm terrorist është veçanërisht e fuqishme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Sipas DASH-it, një sulm i tillë mund të vijë nga Gadishulli Arabik. Në deklaratë thuhet gjithashtu se al-Kaida dhe degët e saj mund të kryejnë sulme që tani e deri në fund të gushtit.

Paralajmërimi vjen një ditë pasi SHBA-ja vendosi të mbyllë ambasadat e veta në botë këtë të diel për arsye sigurie, transmeton BW.

Shtetet e Bashkuara thanë se do të mbyllin të dielën një numër ambasadash dhe konsullatash për arsye sigurie. Fjala është për ambasadat dhe konsullatat që normalisht janë hapur të dielën kryesisht në vendet myslimane.

Mbyllja mund të zgjasë deri kur të bëhet një vlerësim i ri i rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.