Kandidatët demokratë për President në SHBA në debatin e tyre të dretpërdrejtë, janë ndeshur mbi kontrollin e armëve dhe të kujdesit shëndetësor.
Hillary Clinton e ka sulmuar ashpër Bernie Sanders ‘mbi kontrollin e armëve’, ndërsa ka shtuar se plani i tij shëndetësor rrezikon të dal nga binarët e legjilacionit të kohëve të fundit, shkruan BBC, transmeton Kosovanews.
Ndërkaq, Sanders e ka akuzuar Clinton për krizën financiare të vitit 2008.
Disa orë para debatit në Karolinën e Jugut, Sanders, senator nga Vermont, ka zbuluar një plan të kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët amerikanë, transmeton Kosovanews.
Ndonëse është shumë prapa në sondazhe, në këtë debat ka marrë pjesë edhe kandidati Martin O’Malley, që dikur ka qenë guvernator i Marylandit.
Ky është edhe debati i fundit i kandidatëve demokratë për president në Shtetet e Bashkuara./Kosovanews