Departamenti amerikan i mbrojtjes thotë se gjashtë ushtarë amerikanë janë vrarë nga një sulmues vetëvrasës afër bazës ajrore ushtarake Bagram në Afganistan, në sulmin më vdekjeprurës kundër forcave ndërkombëtare prej muajit gusht.
Në një kumtesë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, tha se dy pjesëtarë të tjerë të personelit ushtarak dhe një kontraktor amerikan, po ashtu, janë vrarë në sulmin e djeshëm në Afganistan.
Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë u kanë shprehur ngushëllime familjeve të 6 ushtarëve të vrarë, por kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mbështetje të popullit afgan dhe qeverisë së tij, transmeton Rel.
Carter ka përkujtuar se sulmi është “përkujtim i dhembshëm i rrezikut me të cilin ballafaqohen trupat tona çdo ditë në Afganistan”.