Lajmet e fundit

SHBA, Los Angeles, hapen shkollat,alarmi ishte i rrejshëm

Shkollat në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara pritet të hapen sot pasi autoritetet përcaktuan se kërcënimi me email, që shkaktoi mbylljen e tyre dje, u tregua i rrejshëm.

Vendimi dramatik për mbylljen e më se 900 shkollave me afro 640 mijë nxënës, ishte një “kujdes i shtuar” edhe për shkak të sulmeve në San Bernardinon e afërt, më 2 dhjetor, ka thënë udhëheqësi i shkollave, Ramon Cortines.

Por, prefekti i Los Anxhelosit, Eric Garcetti, mbrëmë vonë u tha gazetarëve se “tash mund të shpallim se agjencia FBI ka përcaktuar se ky nuk ishte kërëcnim kredibil”.

Në Nju Jork zyrtarët thanë se ishte marrë një kërcënim i ngjashëm për shkolla, por ai ishte trajtuar si i rrejshëm, raporton AFP nga Los Anxhelosi.

Zyrtarët në Nju Jork i kanë akuzuar udhëheqësit shkollorë në Los Anxhelos për reagim të keq duke i mbyllur shkollat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.