Lajmet e fundit

SHBA paralajmëron epokë të re terrorizmi, shkak hakeri kosovar

akeri kosovar, Ardit Ferizi ia ka ndërruar mendimin edhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve me depërtimet e tij spektakulare nëpër serverët ku ruhen të dhënat konfidenciale të të punësuarve, duke paralajmëruar kështu për një epokë të re të terrorizmi, ndryshe nga kjo deri më sot.

“Shteti Islamik po bën terrorizëm virtual.” Kështu ka vlerësuar kryeprokurori nga Departamenti i Drejtësisë, John Carling, pasi që hakeri kosovar, Ardit Ferizi u arrestua në Malajzi për shkak se e pajisi organizatën famëkeqe të terrorizmit ISIS me informacione sekrete të mbi 1,300 të punësuarve të qeverisë amerikane, raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Hakerët nga bota tjetër mund të ndërhyjnë brenda shtëpive tona me një të shtypur të butonit, të vjedhin nga ne, të mbledhin informacione që mund të përdoren kundër nesh, e madje edhe të tentojne të na lëndojnë apo vrasin”, ka thënë Carlin, siç është cituar nga “NBC News.”

“Kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë për konvertimin e terrorizmit në kërcënim kibernetik, por ky rast është i pari i këtij lloji”, ka shtuar ai.

20-vjeçari Ardit Ferizi është haker kosovar, mirë i njohur për Indeksonline që nga viti i kaluar, pasi patëm raportuar për simpatinë dhe kontaktet e tij me anëtarë të ISIS-it.

Ferizi nga Gjakova është kapur në Malajzi, në aeroportin e Kuala Lumpurit, dhe pritet të ekstradohet në SHBA, ku edhe do të përballet me drejtësinë amerikane. Sipas paralajmërimeve, atë e presin deri në 35 vite burgim për veprat për të cilat dyshohet.

Ardit Ferizi ka qenë anëtar në grupin e njohur të hakerëve kosovar, i njohur si “Kosova Hackers Security.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.